75 Mall Live Search
23:37 / E Hënë, 12 Janar 2026 / L A

Atentat me snajper në varrimin e të ëmës, vritet presidenti i klubit francez

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme teksa në Korsikë është vrarë në një atentat një figurë shumë e njohur e ishullit, Alen Orsoni.

72-vjeçari, i cili në periudha të ndryshme mbuloi edhe rolin e presidentit të klubit të Ajaccio, ishte një figurë shumë e njohur për lëvizjen indipendentiste në ishull.

Ai është vrarë në një atentat të mirëfillte të planifikuar, ndërsa merrte pjesë në varrimin e të ëmës në fshatin e lindjes.

Sipas burimeve në vendngjarje, ai është qëlluar nga një plumb i vetën në gjoks, gjë që lë të kuptohet se atentati ishte kryer me një snajper.

Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë, nuk u arrit që të mbahej në jetë dhe u shpall i vdekur.

Orsoni kishte mbajtur postin e presidenti të Ajaccio për herë të fundit në sezonin 2022-2023, pikërisht atëherë kur ekipi kishte qenë në elitën e futbollit francez dhe pjesë e kësaj skuadre ishte ende edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi.

Ky i fundit u bë një emër i njohur pikërisht falë viteve të tij te Ajaccio, për të cilin luajti nga viti 2017, deri në vitin 2023.