Werner drejt MLS, gati të arrihet marrëveshja
Sulmuesi gjerman, Timo Werner pritet të largohet nga RB Leipzig për herë të dytë.
Mundësitë e pakta këtë sezon, po e bëjnë atë të mendojë rreth të ardhmes së tij.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Werner po lidhet me një lëvizje përtej Oqeanit Atlantik, me skuadrën amerikane San Jose Earthquakes që ka shprehur interesim.
Bisedime mes të dyja palëve janë zhvilluar, me gjermanin që është afër të arrijë marrëveshjen me klubin e MLS.
Ai ka bërë vetëm 3 paraqitje ku nuk ka shënuar asnjë gol./IndeksOnline/

