Nga dashuria te përplasjet: Mbrëmja dramatike që ndezi shtëpinë e “BBVK”-së
Prime i mbrëmshëm në “Big Brother VIP Kosova 4” u karakterizua nga debate të forta, përballje emocionale dhe rrëfime prekëse.
Situatat mes banorëve sollën tension brenda shtëpisë, ndërsa disa momente personale dhe vendime të rëndësishme ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës dhe çmimin e madh.
Debati mes Elijonës dhe Klodit ndezi shtëpinë
Në nisje të Prime-it u diskutua situata mes Elijonës dhe Klodit, raport që ka krijuar përplasje të vazhdueshme mes tyre. Debati u zgjerua edhe me përfshirjen e disa banorëve të tjerë, duke ndarë shtëpinë në mendime të ndryshme dhe duke rritur tensionin.
https://www.youtube.com/embed/yMm-O79HYKQ?feature=oembed
Labi mohoi thashethemet për fëmijë jashtëmartesor
Labinot Rexha reagoi ndaj zërave që qarkullojnë për një fëmijë jashtëmartesor me një serbe. Ai i mohoi kategorikisht, duke u shprehur se është i gatshëm të bëjë edhe testin e ADN-së për të vërtetuar se nuk ka asnjë lidhje me këto akuza.
https://www.youtube.com/embed/AdBkE_2Grig?feature=oembed
Rrëfimi i Dolces për jetën, bullizimin dhe izolimin
Dolce ndau një histori personale, duke treguar vështirësitë që ka kaluar gjatë shkollimit për shkak të racizmit dhe bullizimit. Ajo foli për adoleshencën e vështirë, jetën në Itali, rikthimin në Tiranë pas pandemisë dhe për ndarjen nga një lidhje që nuk e bënte më të lumtur.
https://www.youtube.com/embed/fomLaInrRJ0?feature=oembed
Momenti më prekës: beteja e mbesës së Dolces me leukeminë
Një nga momentet më të ndjera të mbrëmjes ishte rrëfimi i Dolces për mbesën e saj, e cila është diagnostikuar me leukemi. Ajo tregoi dhimbjen, frikën dhe pafuqinë e familjes gjatë trajtimit, duke shtuar se vajza sot është më mirë, por se ajo vetë ndihet ende e mpirë emocionalisht.
https://www.youtube.com/embed/8ez8qLpXcWo?feature=oembed
Takim emocional mes Labit dhe gruas së tij
Takimi i Labit me bashkëshorten e tij, Lauretën, ishte një nga momentet më emocionuese të Prime-it. Ai e quajti atë heroina e familjes dhe theksoi se nuk e ka tradhtuar kurrë, duke shtuar se me të ka nisur gjithçka dhe me të do ta mbyllë jetën.
https://www.youtube.com/embed/75mrPxA1JNM?feature=oembed
Përplasja mes Albës, Bias dhe Limit
Një klip me veprimet e Bias pranë shtratit të Albës u komentua nga banorët si sjellje e papërshtatshme. Edhe pse Bia tha se ishte shaka, Vëllai i Madh dënoi të dyja vajzat dhe i çoi në nominim.
Opinionistja Olta Gixhari i kritikoi ashpër, duke u thënë se po ziheshin për një djalë, gjë që sipas saj ishte e panevojshme dhe e turpshme.
https://www.youtube.com/embed/1cJw7s37pZI?feature=oembed
Alba kërkou falje dhe përjetoi gjendje të rënduar emocionale
Pas debatit, Alba kërkoi falje publike ndaj Bias dhe publikut. Ajo u shfaq në gjendje të rënduar emocionale, ndërsa Benita i qëndroi pranë duke e inkurajuar të shprehte ndjenjat.
https://www.youtube.com/embed/UTJ1GbndmMU?feature=oembed
Raporti i tensionuar mes Albës dhe Limit
Limi u shpreh se ka respekt për Albën dhe se ka gjëra për t’u sqaruar, por theksoi se nuk kishte hyrë në shtëpi për të. Ndërkohë, Alba zgjodhi heshtjen. Gjatë Prime-it, ajo u përlot, u izolua në banjo, ndërsa Limi i qëndroi pranë derës.
https://www.youtube.com/embed/QM_c4VP6PuU?feature=oembed
https://www.youtube.com/embed/KfkNQ9Tenxc?feature=oembed

