75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 13 Janar 2026 / Z S

Maqedonci nis ditën me një takim me komandantin e KFOR-it, flasin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiral George M. Wikoff, si edhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Maqedonci thotë se në këtë takim të jetë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si edhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR-in.

Postimi i plotë:

Sot prita në një takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Wikoff, si edhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si edhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO./Indeksonline/