Isa Mustafa me lidhje telefonike i uron qytetarët për Pavarësi, në këtë kohë!
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike sot përmes një lidhje telefonike do t’i urojë qytetarët me rastin e dhjetë vjetorit të Pavarsisë.
Mesazhin e Mustafes mund ta ndiqni në televisionin publik nga ora 19:30, transmeton Indeksonline.
Ndryshe, Isa Mustafa po vazhdon të qëndrojë ende në një qendër rehabilituese në Gjermani për shkak të shëndetit jo të mirë./Indeksonline/