Peja nuk do të luajë sot ndeshjen ndërkombëtare, arsyeja është befasuese!
Ndeshja e GO+ Peja që ishte e paraparë të luhet sot në kuadër të ENBL përballë Olomuockos në udhëtim për në Çeki, nuk do të zhvillohet.
Kështu ka bërë të ditur vetë klubi pejan përmes një njoftimi për media.
Sipas klubit pejan kjo po ndodh për shkak të orarit shumë të ngjeshur në garat vendore.
Postimi i plotë:
NJOFTIM:
Ndeshja e GO+ Peja që ishte e paraparë të luhet sot në kuadër të ENBL përballë Olomuockos në udhëtim për në Çeki, nuk do të zhvillohet.
Për shkak të orarit shumë të ngjeshur në garat vendore, ka qenë i pamundur udhëtimi në Çeki – pasi skuadra jonë zhvillon ndeshje të enjten dhe të shtunën.
Për çdo detaj shtesë, do t’ju informojmë ndërkohë.

