Pas dy dekadash, Shyhrete Berisha fiton përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë
Pas 20 vjetësh betejë ligjore me familjen e bashkëshortit, Shyhrete Berisha, ka fituar të drejtën e shtëpisë në të cilën jetoi me bashkëshortin dhe fëmijët, të cilët u vranë gjatë luftës.
Rasti është miratuar nga shkalla e dytë e Gjykatës Themelore.
Gjatë luftës, Shyhrete Berisha, ishte detyruar që të kërcente nga një kamion i ushtrisë serbe që po barte aro 50 viktimat e familjes Berisha nga Suhareka, si formë e vetme për të shpëtuar.
Nga krejt viktimat në kamion, vetëm Shyhrete Berisha kishte shpëtuar. Ajo kishte arritur që të mbeste gjallë, të kalonte edhe sfida të tjera me rrezik vdekjeprurës deri në përfundim të luftës.
Por lufta, për Shyhrete Berishës nuk kishte përfunduar.
Ajo kishte humbur bashkëshortin dhe katër fëmijët, të cilët ishin vrarë barbarisht nga forcat e ushtrisë serbe, e bashkë me të kishte kuptuar se ka humbur edhe shtëpinë
Shyhrete Berishës i takon gjysma e shtëpisë. Kështu kishte vendosur, më 2017 Gjykata Themelore e Prizrenit – dega në Suharekë, në aktgjykimin e saj për këtë çështje.
Dy të paditurve, Arben e Xhelal Berishës, u ishte lënë mundësia alternative që Shyhrete Berishës t’ia paguante shumën prej 130 mijë eurosh, aq sa është vlerësuar pjesa e shtëpisë.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë, përveç gjysmës së shtëpisë ku kishte jetuar, ka vërtetuar se Berisha gëzon të drejtën e pronësisë edhe në dy prona të tjera. /Gazeta10

