Zeneli bën hapin e madh, i bashkohet kampionit të Belgjikës
Mesfushori kosovar, Besfort Zeneli është bërë me klub të ri.
Ai u transferua te kampioni i Belgjikës, Union St.Gilloise nga Elfsborgu.
Klubi belg pagoi rreth 4 milionë për Zenelin, i cili nënshkroi një kontratë katërvjeçare.
Te Unioni, ai do të mbajë numrin 23 në fanellë.
Zeneli, bëri 93 paraqitje me Elfsborgun duke shënuar 5 gola dhe 15 asiste./IndeksOnline/

