75 Mall Live Search
21:30 / E Martë, 13 Janar 2026 / L A

Vdes ish-legjenda e Chelseat

Futbolli anglez dhe klubi i Chelseat janë në zi pas ndarjes nga jeta të ish-mbrojtësit legjendar Eddie McCreadie, i cili ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

McCreadie ishte një figurë ikonike e “Blues”, për të cilët zhvilloi plot 410 paraqitje gjatë karrierës së tij si lojtar, përpara se më vonë të merrte edhe rolin e trajnerit të klubit.

Me Chelsean, ai fitoi FA Cup, League Cup dhe Kupën e Fituesve të Kupave në Evropë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit londinez.

Ish-mbrojtësi i majtë ishte gjithashtu pjesë e Kombëtares së Skocisë, për të cilën regjistroi 23 paraqitje ndërkombëtare.

Cilësitë e tij në fushë ishin të jashtëzakonshme, aq sa ish-trajneri i tij, Tommy Docherty, e kishte cilësuar atë si “mbrojtësin e majtë më të mirë në Evropë”.

Ndarja nga jeta e Eddie McCreadie përfaqëson një humbje të madhe për Chelsean dhe futbollin britanik, ndërsa trashëgimia e tij do të mbetet e gjallë në historinë e klubit dhe te tifozët