Këngëtarja e njohur në lidhje me një vajzë?
Këngëtarja e njohur, Rosalia, duket se nuk ka më interes për meshkujt.
Ajo është shfaqur rrugëve të Parisit dorë për dorë me modelen, Loli Bahia, shkruan IndeksOnline.
Autorja e hiteve të shumta nuk e ka pasur problem të mbajë dorën e të dashurës franceze, pavarësisht se ka vënë re se është në objektivin e paparacive.
Kjo nuk është hera e parë që Rosalia shihet krah një femre.
Disa kohë me parë ajo kishte bërë publike lidhjen me modelen transgjinore, Hunter Schafer.
Më 2023, ajo njoftoi fundin e fejesës me Rauw Alejandron, pas tri vjetësh së bashku./IndeksOnline/

