75 Mall Live Search
09:06 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / MSH1

Çka po paralajmërojnë Getinjo dhe Bleta Përtace?

Getinjo dhe artisti i ri në rritje, Bleta Përtace, kanë bërë një postim të përbashkët.

Ata janë shfaqur krah njëri-tjetrit, pranë një veture të parkuar buzë rrugës, shkruan IndeksOnline.

Duket se dyshja ka punuar për një bashkëpunim të parë, por vëmendjen e merr mbishkrimi i tyre.

“S’qesim kangë deri sa t’del Thaçi prej Hagës” është mbishkrimi në fotografinë e tyre.

Mbetet të shihet se çfarë kanë rezervuar ata për fansat.