Hapet tenderi prej mbi 2 milionë eurosh për furnizim me produkte ushqimore për 73 institucione
Agjencia Qendrore e Prokurimit ka hapur një tender publik me vlerë mbi 2 milionë euro për furnizim me qumësht, produkte të qumështit dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë.
Furnizimi përfshinë gjithsejt 73 institucione publike të Kosovës, ndër to edhe Ministria e Mbrojtjes, komuna dhe institucione të tjera qendrore.

Tenderi parashihet të realizohet përmes një kontrate publike kornizë me kohëzgjatje prej 12 muajsh, ndërsa hyrja në fuqi e kontratave pritet të ndodhë në fillim të muajit shtator 2026, pas përfundimit të procedurave të prokurimit.
Sipas ndarjes në lote, Lotet 1 dhe 3, që përfshijnë furnizimin me qumësht dhe produkte të qumështit, kanë vlerë 670,000 euro, ndërsa Lotet 2 dhe 5, që përfshijnë artikuj të ndryshëm ushqimor, kapin shumën 1,340,000 euro. Vlera totale e kontratës arrin në 2,010,000 euro.



Të gjitha detajet lidhur me kriteret, institucionet përfituese dhe kushtet e furnizimit janë të publikuara në platformën zyrtare e-Kosova./Indeksonline/

