Ambasadorët evropianë i shkojnë Kurtit në zyrë, kërkohet ratifikimi i disa marrëveshjeve
Ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, në krye me ambasadorin Aivo Orav, kanë shkuar në qeveri, për t’u takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Diskutimi i fokusua në procesin zgjedhor dhe ratifikimin e marrëveshjeve që lidhen me planin e rritjes, raporton IndeksOnline.
Ambasadori Orav u shpreh se dialogu me Serbinë mbetet thelbësor për përparimin e Kosovës, në integrimin evropian.
“Së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, u takuam me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve. Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizoi rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë.
Kërkuam ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve të lidhura me planin e rritjes për të sjellë përfitime për popullin e Kosovës. Gjithashtu theksuam se dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mbetet thelbësor për përparimin në rrugët e tyre të integrimit evropian” shkroi Orav, në X./IndeksOnline/

