Shoku i Shaqirit gati marrëveshjen me Kombëtaren e Zvicrës, po bëhet trajner
Alex Frei pritet të emërohet trajner i Kombëtares së Zvicrës në grupmoshat e reja U21.
Frei i cili tashmë është i papunë, pritet të emërohet në stolin e “helvetikëve”, shkruan Indeksonline
Ashtu siç raportohet në mediat në Zvicër, 46-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Ndeshjet e para të tij si trajner i Kombëtares U21 pritet të jenë në muajin mars të këtij viti.
Kujtojmë se Frei ishte bashkëlojtar i Shaqirit te Baseli. Kurse si trajner, ai menaxhoi skuadra si: Aarau, Basel, Winterthur dhe Wil./Indeksonline/

