Një banor lë shtëpinë e “BBVA”-së
Ilir Vrenozi ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Vendimi i tij për t’u larguar është konfirmuar edhe nga “Vëllai i madh”, i cili i dha atij dritën jeshile për vendimin e marrë, shkruan IndeksOnline.
Banorët shpërthyen në lot, pas këtij vendimi, teksa të gjithë e përqafuan për t’i dhënë lamtumirën.
“Nuk e përballoj dot jam i sëmurë”, i tha ai Stenaldos, teksa kanë shpërthyer të dytë në lot duke u përshëndetur.
Iliri është banori i dytë që del nga “BBVA”-pja, pasi Stine la shtëpinë të shtunën.


