75 Mall Live Search
14:58 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / b l

Hoti e quan të papranueshme që në 2026 qytetarët dhe bizneset të përballen me ndërprerje të rrymës

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se është e papranueshme që në vitin 2026 qytetarët të përballen me ndërprerje të rrymës për shkak të dështimeve, siç shkruan ai,  të atyre që kanë pasur pushtetin dhe buxhetin në dorë.

Sipas Hotit, askush nuk mund të fshihet pas njoftimeve teknike, kur përgjegjësia është politike dhe direkte.