Befason aktorja turke, krijon këngë me bashkëshortin e saj
Beren Saat, aktorja e serialit ikonik “Dashuri e ndaluar” me rolin e Bihter, është gati për një kapitull të ri në karrierën e saj.
Aktorja ka vendosur të hyjë në botën e muzikës dhe do të publikojë këngën e saj të parë. Ajo ka postuar videon promovuese në rrjetet sociale duke zbuluar titullin, “CapitaliZoo”.
Kënga do të jetë në anglisht dhe do të dalë më 12 shkurt. Ajo e ka krijuar me bashkëshortin e saj, Kenan Doğulu, i cili është muzikant.
Veç serialit “Dashuri e ndaluar”, që e bëri shumë të njohur, Saat ka spikatur edhe me rolet e saj te “Hakmarrje” e “Sulltanesha Kosem.”

