75 Mall Live Search
23:20 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / Gj Sh

Londra e kuqe, Arsenali fiton përballjen e parë gjysëmfinale ndaj Chelseas

Qyteti i Londrës është i kuq sonte, pasi Arsenali ka fituar përballjen e parë gjysëmfinale në Carabao Cup, ndaj Chelseas.

Një ndeshje fantastike u zhvillua në ”Stamford Bridge”, ku ”Topçinjët” shënuan fitore me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Spektakli nis heret, ku Ben White i dha epërsinë Arsenalit qysh në minutën e 7-të. Me rezultat 0-1 u mbyll pjesa e parë.

Viktor Gyokeres shënoi golin e dytë në minutën e 49-të, derisa Chelsea ngushtoi rezultatin me Alejandro Garnacho, pas tetë.

Arsenal vazhdoi të sulmonte dhe Martin Zubimendi riktheu epërsinë e dy golave në minutën e 71-të.

Garnacho doli edhe njëherë në skenë në minutën e 83-të, por goli i tij nuk mjaftoi, pasi deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Arsenali e fitoi këtë përballje.

Ndeshja e kthimit ku do të mësohet skuadra finaliste, zhvillohet me 3 shkurt në ”emirates Stadium./IndeksOnline/