Tragjike/ Babai gjen trupat e pajetë të dy fëmijëve, autoritetet zbulojnë se i vrau nëna e tyre
Një nënë vrau dy fëmijët e saj, të moshës 5 dhe 7 vjeç, në një krim të tmerrshëm që tronditi New Jerseyn të martën.
Djemtë u gjetën të vdekur nga babai i tyre kur ai u kthye në shtëpi pasdite.
Sipas informacioneve, dy fëmijët u mbytën për vdekje nga nëna e tyre 35-vjeçare, Priyatharsini Natarajan.
Sipas të njëjtave burime, 35-vjeçarja kishte lënë edhe një shënim në të cilin rrëfeu planifikimin e vrasjes brutale, ndërsa shprehte qëllimin e saj për të kryer vetëvrasje.
Megjithatë, deri tani, nuk dihet ende se cili ishte motivi për vrasjen e fëmijëve të saj.
Natarajan, shikimi i së cilës ishte i zbrazët në foto pas arrestimit të saj, akuzohet për për vrasje të shkallës së parë dhe posedim të armës së shkallës së tretë për qëllim të paligjshëm.

