Dyshimet për keqpërdorime/ Nis seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi
Paraditen e së enjtes, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.
Krasniqi po përballet me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton IndeksOnline.
Sot, dëshminë e tij do të japë edhe i akuzuari tjetër për këtë rast, Isuf Zejna./Indeksonline/

