75 Mall Live Search
10:50 / E Enjte, 15 Janar 2026 / S Z

Kosova shënon 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, bëhen homazhe

Kosova shënon sot 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës së viteve 1998/1999.

Me këtë rast, janë mbajtur homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në nderim të 45-civilëve të vrarë më 15 janar 1999 nga forcat policore serbe. Në homazhe kanë marrë pjesë krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët vendosën kurora lulesh dhe nderuan sakrificën e viktimave.

Ata theksuan se masakra e Reçakut mbetet një dëshmi e krimeve të kryera ndaj popullit të Kosovës dhe një kujtesë e përhershme për rëndësinë e drejtësisë dhe së vërtetës. /Indeksonline/