75 Mall Live Search
11:27 / E Enjte, 15 Janar 2026 / G T

S’po i shkon mirë te Sampdoria, Marvin Çuni planifikon largimin… por mbetet në Serie-n B?

Sulmuesi shqiptar, Marvin Çuni është duke kërkuar klub të ri gjatë afatit kalimtar të janarit.

24-vjeçari momentalisht është i huazuar te Sampdoria në Serie-n B nga Rubin1 Kazani i Rusisë, shkruan Indeksonline

Megjithatë, sulmuesi shqiptar s’e ka gjetur vetën te klubi i njohur italian dhe planifikon që të bëjë ndryshim gjatë kësaj merkatoje.

Siç raportohet në mediat në Itali – tashmë skuadra e Barit ka shprehur interesim për futbollistin.

Çuni ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist në 14 ndeshje këtë sezon./Indeksonline/