“Duhet të marrim përgjegjësi edhe kur humbasim”, Dani Carvajal e pranon situatën jo të mirë te Real Madridi
Real Madridi u përball në transfertë me Albacete, në një sfidë e cila ishte mjaft e rëndësishme pasi të dyja skuadrat luanin për kualifikimin në Kupën e Mbretit. Kalim që po e “shijon” ekipi i Albacetes pasi mori fitoren me 3 gola të shënuar kundër Real Madridit, ky i fundit shënoi 2 herë por nuk arriti që të vijonte më tej.
Sikur të mos mjaftonin situatat e parandodhura që nga finalja e Supekupës së Spanjës e deri te shkarkimi i Alonsos, tashmë edhe futbollistët nuk ndihen të motivuar dhe aspak të lumtur për gjendjen në të cilën skuadra ndodhet.
💥 “Hemos tocado fondo estrepitosamente”.
— ElDesmarque (@eldesmarque) January 14, 2026
💥 “Si no estamos a la altura pasan estas cosas”.
Dani Carvajal, contundente tras la eliminación del Real Madrid en la Copa. pic.twitter.com/r7fhxy41N5
Kjo është kuptuar gjatë deklaratave për mediat pas ndeshjes, ku ka folur edhe mbrojtësi i skuadrës Dani Carvajal. Ky i fundit ka shpjeguar se ekipi ka prekur fundin duke pranuar kështu se “pesha” e fajit për humbjen bie mbi paraqitjen e lojtarëve në fushë.
“Kemi arritur në pikën më të ulët në një mënyrë tronditëse. Duhet të marrim përgjegjësi edhe kur humbasim dhe kjo është ajo që kërkohet tani. Ata që janë më përgjegjës për atë që ndodhi jemi ne, lojtarët. Nuk ka shumë më tepër që mund të them përtej kësaj”, është shprehur mbrojtësi.

