75 Mall Live Search
14:52 / E Enjte, 15 Janar 2026 / G T

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Unitedit i bashkohet Messit te Inter Miami

Sergio Reguilón është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Inter Miami. Mbrojtësi spanjoll u shfaq përpara mediave së bashku me agjentin e tij, Borja Couce, pas nënshkrimit të kontratës me klubin amerikan.

Reguilón i bashkohet Inter Miami-t si pjesë e projektit ambicioz të klubit, i cili synon të forcojë skuadrën me emra me përvojë nga futbolli evropian. Me eksperiencë të mëparshme në klube të mëdha dhe në nivele të larta konkurruese, ai pritet të sjellë cilësi, shpejtësi dhe stabilitet në repartin defensiv.

Klubi ka shprehur besim të madh në kontributin e Reguilón, ndërsa lojtari ka theksuar motivimin për këtë kapitull të ri në karrierën e tij dhe dëshirën për të ndihmuar Inter Miami të arrijë objektivat e sezonit./Indeksonline/