75 Mall Live Search
16:28 / E Enjte, 15 Janar 2026 / Gj Sh

Zbulohet arsyeja e vërtetë e largimit të Xabi Alonsos, Perez nuk e mbështeti asnjëherë

Real Madridi ditë më parë vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Xabi Alonso.

Ai qëndroi në krye të klubit mbretëror vetëm 233 ditë, një nga periudhat më të shkurtra në historinë e klubit, shkruan IndeksOnline.

Vendimi erdhi pas humbjes 3-2 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës, por sipas burimeve të ESPN, kjo ndeshje ishte vetëm pika e fundit e një procesi që kishte nisur shumë më herët.

Dyshimet për punën e Alonson ishin rritur gradualisht për shkak të paraqitjeve jo bindëse dhe rezultateve zhgënjyese në ndeshje të mëdha.

Raporti thekson se presioni më i madh vinte nga brenda klubit, veçanërisht nga drejtuesit e lartë. Burime pranë Real Madridit i thanë ESPN se presidenti Florentino Pérez nuk ishte kurrë plotësisht i bindur për projektin e Xabi Alonson, duke e bërë pozicionin e trajnerit të brishtë që në fillim të aventurës së tij.

Përveç rezultateve, në raport përmenden edhe tensione të brendshme në dhomat e zhveshjes, si dhe marrëdhënie jo të mira me disa lojtarë kyç, faktorë që e përshpejtuan vendimin për largimin e tij./IndeksOnline/