75 Mall Live Search
21:46 / E Enjte, 15 Janar 2026 / B XH

“Serbia të akuzohet për krimet e kryera në Kosovë”

Në ditën e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, me ndeze të qirinjëve, janë përkujtuar mbi10 mijë civilët e vrarë, viktima këto të gjenocidit që i ka shkaktuar shteti serb në luftën e fundit në Kosovë.

Kujtimi për viktimat është organizuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” dhe OVL UÇK – Dega Ferizaj, në bashkëpunim me Shoqatat e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së, Shoqatën e të Burgosurve Politikë, Shoqatën e të Pagjeturve, shoqatën “Çamëria” dhe Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Zëvendës-kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Adnan Asllani, theksoi se kërkesa për të bërë lulëkuqen simbol zyrtar të përkujtimit të viktimave të gjenocidit është tashmë në dorë të institucioneve, për të ruajtur kujtimin dhe nderimin e jetëve të humbura.

Adnan Asllani, zëvendës-kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, tha se kanë bërë një kërkesë për institucionet që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit, por se deri tash nuk kanë marrë përgjigje.

“Fjala është për të gjitha viktimat, për 10 mijë civilët e vrarë dhe për gjithë ato viktima të gjenocidit që i ka shkaktuar shteti serb gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kujtojmë se Parlamenti i Kosovës më 16 maj të vitit 2019 ka miratuar një rezolutë përmes së cilës që ka caktuar datën 15 janar si ditë e përkujtimit të viktimave të gjenocidit. Data 15 janar siç e dini përkon me aktet më të tmerrshme gjenocidale, siç është masakra e Reçakut, dhe sot ndezim qirinj jo vetëm për masakrën e Reçakut, por për të gjithë ata të rënë, familjarët të cilëve u kanë humbur jetën i është marrë jeta dhunshëm nga forcat serbe.”, u shpreh ai.

Kurse, kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, në Kosovë, Bujar Dugolli, theksoi se krimet e fundit të kryera në Kosovë janë të dokumentuara mjaftueshëm.

Dugolli: Serbia të akuzohet për krimet që ka shkaktuar në Kosovë

“Siç dihet, projektet e gjenocidit dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës në një periudhë 86-vjeçare kanë ndodhur katër herë. …. periudha e fundit e zbatuar në Kosovë është periudha e luftës së fundit, 1998-1999. Kjo periudhë është më e dokumentuara, në aspektin kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar. Pra, krimet e gjenocidit që kanë ndodhur në Kosovë në luftën e fundit janë të dokumentuara, gjë që është një bazë e fortë që Serbia, si shtet gjenocidal, të akuzohet herë do kurdo për krimet që ka shkaktuar në Kosovë”, theksoi ai.

Ky aktivitet ka shërbyer për të theksuar rëndësinë e kujtimit të viktimave dhe për të ngritur zërin për drejtësi dhe përpjekjet për ruajtjen e historisë së tragjedisë që ka përjetuar populli i Kosovës gjatë Luftës së Dytë të Kosovës.