U zbulua pas 48-vjetësh, ndërron jetë vajza “e fshehtë” e Freddie Mercury-t
Vajza e paligjshme e Freddie Mercury-t, Bibi, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pasi u diagnostikua me një lloj të rrallë kanceri në shtyllën kurrizore.
Vdekja e saj u konfirmua nga i shoqi, Thomas, i cili përmes një deklarate bëri me dije se ndërroi jetë “pas një beteje të gjatë me kordomën, një kancer i rrallë i shtyllës kurrizore, duke lënë pas dy djem, 9 dhe 7 vjeç”. Familja jetonte në Francë.
“B është tani me babanë e saj të dashur në botën e mendimeve. Eshtrat e saj u shpërndanë në erë, në Alpe”, thotë deklarata për “Daily Mail”-in.
Shkrimtarja Lesley-Ann Jones zbuloi ekzistencën e Bibi në librin e saj “Love, Freddie”, ku ajo njihej publikisht vetëm me “B”.

Ajo reagoi duke thënë: “Jam e shkatërruar nga humbja e gruas që u bë mikesha ime e ngushtë, që erdhi tek unë me një qëllim jo vetjak: për të fshirë të gjithë ata që kanë pasur dorë të lirë në historinë e Freddie për 32 vjet, për të sfiduar gënjeshtrat e tyre dhe rishkrimin e tyre të jetës së tij dhe për të thënë të vërtetën.”
Në maj 2025, Bibi bëri një analizë ADN-je pas 34-vjetsh nga vdekja e yllit të Queens-it për të konfirmuar se ai ishte babai i saj. Freddie kishte pasur një lidhje të shkurtër me bashkëshorten e shokut të tij në vitin 1976.
Libri doli në shtator të vitit 2025 dhe ishte bazuar në 17 ditarë që Mercury ia kishte dhënë Bibi-t në vitin 1999 para se të vdiste.

