Përdhunoi një vajzë shqiptare, Robinhos i ulet dënimi me burgim nga gjykata e Sao Paulo-s
Gjykata e Sao Paulos ka vendosur t’ia ulë dënimin me burg ish-futbollistit brazilian Robinho me 160 ditë, raportojnë mediat braziliane.
Robinho po vuan aktualisht një dënim prej nëntë vjetësh burgim në Brazil, dënim që buron nga një vendim gjyqësor i vitit 2013 në Itali, ku ai u shpall fajtor për përdhunim në grup, ndaj një gruaje shqiptare. Autoritetet gjyqësore braziliane e kanë njohur dhe miratuar këtë vendim, duke i lejuar ish-lojtarit të Real Madridit, Milanit dhe Manchester Cityt që dënimin ta vuajë në vendlindje, shkruan Indeksonline
Sipas vendimit të fundit, ulja e dënimit prej 160 ditësh lidhet me kritere ligjore të parashikuara nga sistemi penal brazilian, përfshirë sjelljen dhe rregullat e aplikueshme për reduktimin e kohëzgjatjes së burgimit.
Megjithatë, autoritetet theksojnë se thelbësisht dënimi mbetet në fuqi, ndërsa rasti vazhdon të konsiderohet një nga më të rëndët dhe më të ndjekurit në opinionin publik, për shkak të profilit të lartë të të dënuarit dhe natyrës së veprës penale./Indeksonline/
🚨 Robinho’s prison sentence was reduced by a Sao Paulo court for 160 days.
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) January 16, 2026
Robinho is serving a nine-year prison sentence in Brazil that stems from a 2013 gang rape conviction in Italy, which Brazilian courts have upheld and allowed him to serve in his home country. pic.twitter.com/RUMaPYCKNm

