75 Mall Live Search
11:09 / E Premte, 16 Janar 2026 / KV

Personi në foto kërkohet për grabitje

Sektori i Hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Grabitje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit:
192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.