75 Mall Live Search
12:19 / E Premte, 16 Janar 2026 / P M

ZKA-ja nis auditimin për sigurinë e nxënësve në shkollat publike në Kosovë

Në kuadër të zbatimit të planit vjetor të auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Siguria e nxënësve në shkollat publike në Kosovë” nga klasa VI-XII për periudhën 2022-2025.

Auditimi synon të vlerësojë nëse shkollat publike në Kosovë ofrojnë ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për nxënësit si edhe nëse institucionet përgjegjëse kanë vendosur dhe zbatojnë mekanizma efektivë për parandalimin, trajtimin, raportimin dhe monitorimin e incidenteve të dhunës në shkolla.

“Fushëveprim i këtij auditimi do të përfshijë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Inspektoratin e Arsimit si edhe drejtoritë e Arsimit në komunat të Prishtinës, Ferizajt dhe Gjakovës. Gjithashtu, në fushëveprim mund të përfshihen edhe Policia e Kosovës dhe drejtoritë e saj rajonale, si edhe qendrat për punë sociale të tri komunave që i nënshtrohen këtij auditimi”, njofton ZKA-ja.