75 Mall Live Search
14:53 / E Premte, 16 Janar 2026 / Z S

Shqipëri: Vodhën 22 milionë lekë nga Posta, nis procedimi penal për dy punonjëset

Dy punonjëse të Postës në Devoll janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës.

Paola Shaholli, 29 vjeç (me detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, Devoll) dhe Eda Çeliku, 27 vjeç (me detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Devoll), të dyja banuese Bilisht, dyshohet se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj.

“Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës, duke shpërdoruar detyrat. Shtetasja P. Sh. dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike (kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit), duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, ndërsa shtetasja E. Ç. dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemit të menaxhimit të parave cash, për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja”, lexohet në njoftimin e policisë./Indeksonline/