75 Mall Live Search
15:31 / E Premte, 16 Janar 2026 / S Z

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së Burgut të Prishtinës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj N.C., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, në bazë të legjislacionit në fuqi.

Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.C., gjatë periudhës 1998–1999, në cilësinë e personit zyrtar – gardiane në Burgun e Prishtinës, paralelja për gra në Lipjan, në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë të burgut, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht gjatë kohës së luftës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj N.C., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.Ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.C., gjatë periudhës 1998-1999, në cilësinë e personit zyrtar-gardiane në Burgun e Prishtinës, paralelja për gra në Lipjan, në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë të burgut, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës”, thuhet në njoftim./Indeksonline/.