75 Mall Live Search
15:37 / E Premte, 16 Janar 2026 / P M

Specialja ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sipas vendimit, vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera.

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit, të datës 16 janar 2026, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e masës për tre të akuzuarit, duke theksuar nevojën për të siguruar rrjedhshmërinë e procesit gjyqësor.

“Vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Hashim Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt 2026”, njofton Gjykata Speciale.