Arbeloa para ndeshjes së parë në La Liga: Është puna ime t’u tregoj lojtarëve çfarë duhet të bëjnë…!
Nesër skuadra e Real Madridit e pret në shtëpi Levantën në ndeshjen e vlefshme për La Liga.
Trajneri Alvaro Arbeloa u paraqit në konferencë për media, shkruan Indeksonline
Ai dha një deklaratë interesante që u bë virale në rrjetet sociale.
“Është puna ime t’u tregoj lojtarëve çfarë duhet të bëjnë, dhe nëse ata nuk e bëjnë, është sepse unë nuk e kam shpjeguar mirë – prandaj faji është im”, u shpreh Arbeloa
Kujtojmë që trajneri spanjoll debutoi me Realin në humbjen ndaj Albacete në Kupën e Spanjës./Indeksonline/

