75 Mall Live Search
16:22 / E Premte, 16 Janar 2026 / Gj Sh

Arrihet marrëveshja, Guhei te Manchester City

Manchester City ka bërë transferimin e radhës në merkaton e janarit.

Pas Semenyo, City ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guhei, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, transferimi i tij i ka kushtuar skuadrës së Pep Guardiolës plot 20 milionë euro.

Manchester City ka fituar garën ndaj klubeve tjera si Chelsea e Liverpul të cilët po ashtu ishin në bisedime me Crystal Palace, por si duket vet lojtari është bindur nga oferta e qytetarëve./IndeksOnline/