75 Mall Live Search
20:38 / E Premte, 16 Janar 2026 / Gj Sh

Prishtina do të zhvilloj pesë ndeshje gjatë fazës përgatitore në Turqi

Skuadra e Prishtinës ka nisur fazën përgatitore, para sezonin pranveror.

Bardhekaltërit kanë udhëtuar drejt Turqisë, ku po qëndrojnë në Antalya, e aty do të luajnë edhe Superkupën e Kosovës ndaj Dritës, e cila zhvillohet me 25 janar, shkruan IndeksOnline.

Gjatë kësaj përiudhe përgatitore, Prishtina ka njoftuar se do të zhvillojë edhe katër ndeshje miqësore.

Me 18 janar, Prishtina luan ndaj skuadrës çeke, Banik Ostrava derisa tre ditë më vonë me skuadrën nga Kazakistani, FC Jenis.

Ndërkohë me 28 e 30 janar, bardhekaltërit luajnë kundër skuadrave ukrainase, FC Obolon dhe Kolos./IndeksOnline/