75 Mall Live Search
23:40 / E Premte, 16 Janar 2026 / Gj Sh

Juventusi nis bisedimet me Jean-Philippe Mateta

Juventus ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me përfaqësuesit e sulmuesit Jean-Philippe Mateta, ku bisedimet janë vlerësuar pozitive sa i përket kushteve personale të lojtarit.

Megjithatë, “Zonja e Vjetër” përballet me konkurrencë nga disa klube të Premier League, të cilat po e ndjekin nga afër situatën e sulmuesit të Crystal Palace, shkruan IndeksOnline.

E ardhmja e Mateta varet nga vendimi i klubit londinez për kushtet e largimit.

Juventusi, për shkak të kufizimeve financiare, mund ta realizojë transferimin vetëm në formë huazimi me detyrim blerjeje, çka mbetet pika kyçe e negociatave mes palëve.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit francez./IndeksOnline/