Tony Blair i bashkohet grupit administrativ të Trump për Gazën
Tony Blair do të jetë ndër anëtarët e një organi administrativ të krijuar rishtazi, i cili pritet të mbikëqyrë tranzicionin e Gazës pas luftës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
I quajtur Bordi Ekzekutiv Themelues, ky organ pritet të vërë në zbatim vizionin e Bordit të Përgjithshëm të Paqes, thuhet në deklaratë, raporton Sky News.
Bordi i Paqes pritet të drejtohet nga Donald Trump dhe përfshin figura si Keir Starmer, si pjesë e fazës së dytë të planit 20-pikësh të paqes për Gazën të Donald Trump.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Bordi Ekzekutiv Themelues do të përfshijë anëtarët e mëposhtëm, përveç Blair-it:
Marco Rubio, sekretar i shtetit i SHBA-së
Steve Witkoff, i dërguari special i Trump për Lindjen e MesmeJared Kushner, dhëndri i Trump-it, i cili negocioi planin e paqes
Marc Rowan, miliarder dhe drejtor ekzekutiv i Apollo Global ManagementAjay Banga, president i Bankës Botërore
Robert Gabriel, ndihmës i Trump për politikatAnëtarë për të mbikëqyrur portofole kyçe të qeverisjes.
Deklarata thotë gjithashtu se çdo anëtar i Bordit Ekzekutiv do të mbikëqyrë një fushë të përcaktuar, “kritik për stabilizimin dhe suksesin afatgjatë të Gazës”, duke përfshirë fusha si marrëdhëniet rajonale dhe mobilizimin e kapitalit.
Për më tepër, deklarata njofton krijimin e Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), i cili do të mbikëqyrë “rivendosjen e shërbimeve publike bazë, rindërtimin e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetës së përditshme në Gaza”.
Ai do të drejtohet nga Ali Shaath, një zyrtar palestinez.

