Agim Ademi merr mbështetje edhe për një mandat si i pari i FFK-së nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër
Federata Shqiptare e Kosovës poshkon drejt zgjedhjeve të reja, ku Agim Ademi synon edhe një mandat në postin e Presidentit.
Ademi së fundi ka marr mbështetje edhe nga Kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demoli, shkruan IndkesOnline.
Ai ka dal me një komunikatë, ku i ka dhënë mbështetje të plotë Agim Ademit për rizgjedhjen e tij kryetar të FFK-së, në kuvendin e ri zgjedhor i cili do të mbahet me 5 shkurt.
”Për kryetar të FFK në listë është kryetari aktual z. Agim Ademi për të cilin ndajnë mendimin pozitiv si njeri me plotë virtyte njerëzore dhe sukseseve të mëdha në arenën ndërkombëtare dhe organizimin dhe avancimin e klubeve aktuale ne vend.
Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli pas konsultimeve me kryesinë e ngushtë tha se Kosova ka avancuar aq shpejtë me kombëtaren në vitet e fundit dhe sukseset duhet të merren parasysh për kryetarin Aktual z. Agim Ademi të cilit i japim mbështetjen e plotë për rizgjedhjen e tije edhe për një mandat kryetar të FFK.”, thuhet ndër të tjera në komunikaten e UKSHFZ-së./IndeksOnline/


