75 Mall Live Search
16:40 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / G T

Szoboszlai e “thyen” traversën, humbet penallti ndaj Burnleyt

Skuadra e Liverpoolit kishte mundësi të shënonte gol ndaj Burnleyt në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Premier League.

Mesfushori hungarez, Dominik Szoboszlai e pati rastin për të shënuar gol nga penalltia, shkruan Indeksonline

Në minutën e 32’të, mesfushori humbi 11-metërshin, duke e goditur shtyllën.

Goditja e tij ishte shumë e fortë, saqë topi goditi shtyllën dhe u largua nga zona e 16-metërshit./Indeksonline/