75 Mall Live Search
17:30 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / G T

Fishkëllima ndaj presidentit të Real Madridit, reagon trajneri Arbeloa: Vijnë nga njerëzit që s’e duan klubin…!

Skuadra e Real Madridit sot shënoi fitore 2:0 ndaj Levantes në javën e 20-të në La Liga.

Por, skuadra madrilene nuk u prit mirë në stadiumin “Santiago Bernabeu”, kjo pas eliminit të hershëm nga Copa del Rey, shkruan Indeksonline

Madje, tifozët ishin të pakënaqur edhe me presidentin e klubit, Florentino Perez.

Arbelo, trajneri i klubit spanjoll pas ndeshjes tha se këto fishkëllima vijnë nga njerëzit që s’e duan klubin.

“E di nga vijnë. Fikshëllimat nuk vijnë nga njerëzit që nuk e duan Florentino Perezin, por nga njerëzit që nuk e duan Real Madridin. Nuk më mashtrojnë dot”, u shpreh Arbeloa

Kujtojmë që tifozët e fishkëllyen klubin e Realit qysh nga fillimi i ndeshjes deri në fund./Indeksonline/