“Ta hangsha zemrën”, Kumbulla i shkruan një mesazh në top Vedat Muriqit pas hat-trikut
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi shënoi një hat-trik në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në La Liga ndaj Athletic Bilbaos.
Ky ishte hat-triku i parë në karrierë për sulmuesin kosovar në La Liga, shkruan Indeksonline
Gjithë lojtarët firmosën topin, të cilin “pirati” do e marrë në shtëpi.
Një mesazh që ra në sytë e Muriqit dhe e shpjegoi për kamerat e klubit spanjoll ishte ai i Marash Kumbullës: Ta hangsha zemrën!
/Indeksonline/

