Arsenali barazon sërish në Premier League
Skuadra e Arsenalit ka barazuar pa gola 0:0 ndaj Nottingham Forestit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Premier League.
Edhe pse pati shumë raste për të dyja skuadrat, mungoi vetëm goli, shkruan Indeksonline
Arsenali me këtë barazim shkon në kuotën e 50 pikëve në pozitën e parë, shtatë më shumë se vendi i dytë, Manchester City (43).
Kurse Notts janë në pozitën e 17-të me 22 pikë./Indeksonline/

