Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me tarifa janë të papranueshme
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka përsëritur qëndrimet e Francës karshi Ukrainës dhe Grenlandës.
Në një deklarim zyrtar, Macron thotë se Franca do vijojë të mbështesë Ukrainën, duke tentuar të mbrojë paqen dhe sigurinë, shkruan IndeksOnline.
Nga ana tjetër, ai po ashtu përkrah ushtrimin e vendosur nga Danimarka në Grenlandë, duke thënë se Franca qëndron pas atij vendimi. Macron vlerëson se ky vendim ka të bëjë me sigurinë në Arktik dhe në kufijtë e Evropës.
Deklarimi i tij vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi hyrjen në fuqi të vendimit për taksa të eksportit për shtetet evropiane, të cilat nuk po mbështesin qëndrimet e SHBA-së karshi Grenlandës. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Franca.
“Asnjë frikësim apo kërcënim nuk do të na ndikojë, as në Ukrainë, as në Grenlandë, as kudo tjetër në botë kur përballemi me situata të tilla.
Kërcënimet me tarifa janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në këtë kontekst. Evropianët do t’u përgjigjen atyre në një mënyrë të bashkuar dhe të koordinuar nëse ato do të konfirmohen. Ne do të dimë si ta mbështesim sovranitetin evropian” tha Macron.
Ky është deklarimi i tij:
Franca është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Kombeve, në Evropë si gjetkë. Kjo udhëzon zgjedhjet tona. Ajo mbështet lidhjen tonë me Kombet e Bashkuara dhe me Kartën tonë.
Mbi këtë bazë ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, dhe se kemi ndërtuar një koalicion të vullnetit për një paqe të fortë dhe të qëndrueshme, për të mbrojtur këto parime dhe sigurinë tonë.
Gjithashtu mbi këtë bazë kemi vendosur të bashkohemi me ushtrimin e vendosur nga Danimarka në Grenlandë. Ne i qëndrojmë këtij vendimi. Sidomos sepse ka të bëjë me sigurinë në Arktik dhe në kufijtë e Evropës sonë.
Asnjë frikësim apo kërcënim nuk do të na ndikojë, as në Ukrainë, as në Grenlandë, as kudo tjetër në botë kur përballemi me situata të tilla.
Kërcënimet me tarifa janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në këtë kontekst. Evropianët do t’u përgjigjen atyre në një mënyrë të bashkuar dhe të koordinuar nëse ato do të konfirmohen. Ne do të dimë si ta mbështesim sovranitetin evropian.
Është në këtë frymë që do të flas me partnerët tanë evropianë.

