Vodhi kabllo elektrike dhe i shiti, arrestohet një i dyshuar në Graçanicë
Një person është arrestuar në Graçanicë.
Ai dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike nga një kompani dhe më pas i ka shitur.
“KEQPËRDORIM I BESIMIT- Graçanicë / 18.01.2026 – 18:00. Është arrestuar një i dyshuar kosovar pasi dyshohet se kishte vjedhur kabllo elektrike nga kompania pronë e ankuesit kosovar dhe pastaj i kishte shitur. I dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

