A e humbi qëllimisht Brahim Diaz penalltinë? Flet portieri Mendy
Shumë zëra thanë se Brahim Díaz e humbi qëllimisht penalltinë kontroverse në fund të kohës së rregullt që mund t’i kishte dhënë fitoren vendit pritës dhe të parandalonte kohën shtesë.
Por me këtë teori nuk pajtohet aspak portiere i Senegalit, Edouard Mendy.
“Jo, sigurisht që jo. Duhet të jemi seriozë. A mendoni vërtet se me një minutë të mbetur dhe me një vend që ka pritur 50 vjet për një titull, mund të biem dakord për diçka? Ai donte të shënonte dhe unë meritoj merita që e ndalova, kaq është e gjitha”, tha Mendy pas ndeshjes./Indeksonline/

