Maroku, trajneri Regragui nuk e fsheh zhgënjimin: Më vjen keq për imazhin që iu dha futbollit afrikan
Kupa e Afrikës u mbyll me fitoren e Senegalit që në finale mposhti Marokun pas kohës shtesë 1-0. Por kjo finale do të flitet më shumë për polemikat dhe skandalin që pa në fushën e lojës në momentin kur Senegali vendosi të lërë fushën e lojës pas një penalltie të dhënë në favor të Marokut.
Në lidhje me atë që ndodhi në mbrëmjen e 18 janarit, foli edhe trajneri i skuadrës marokene, Walid Regragui që nuk e fshehu zhgënjimin e tij për atë cfarë ndodhi dhe imazhin negativ që iu dha futbollit afrikan
‘Përgëzojmë Senegalin edhe pse imazhi që i dhamë futbollit afrikan është zhgënjyes-tha Walid Regragui-jemi të zhgënjyer për të gjithë tifozët marokenë. Kur ke një penallti në favor në minutën e fundit, e sheh fitoren shumë pranë, por në fund, futbolli të ndëshkon. Është për të ardhur keq. Do të vazhdojmë të punojmë dhe Maroku do të kthehet më i fortë’.

