Juventus, gati oferta e re për Mateta, synon ta ketë në skuadër që për ndeshjen me Napolin
Juventus kërkon me çdo kusht të ketë në radhët e tij Jean-Philippe Mateta, që konsiderohet si futbollisti që mund të ndryshojë tërësisht repartin e sulmit. Golat flasin për të, që është pikërisht ai që i duhet Zonjës së Vjetër dhe kjo u pa edhe në ndeshjen me Cagliarin.
Refuzimi nga Crystal Palace i oferës së Juventusit për një huazim 2 milionë euri me detyrim blerjeje për 28 milionë në rast kualifikimi të paktën në Europa League, nuk e ka dekurajuar klubin torinez, drejtuesit e të cilit janë gati të bëjnë një tjetër ofensivë për sulmuesin francez.
Kjo sepse objektivi është që Spalletti të ketë në dispozicion sulmuesin francez që për ndeshjen e kësaj të diele ndaj Napolit në Allianz Stadium, duke mbyllur operacionin në harkun e pak ditëve dhe duke programuar vizitat mjekësore në mesin e kësaj jave.
Mision i vështirë, por jo i pamundur për t’u përmbushur. Sipas të së përditshmes “Tuttosport” në ditët e ardhshme është parashikuar një telefonatë me drejtuesit e klubit londinez që kërkon 35 milionë euro për Matetan, ku do të kërkohet zhbllokimi i situatës duke gjetur formulën e duhur dhe arritjen e një marrëveshjeje.
Nga ana e tij vetë futbollisti, 29-vjeçar, e ka miratuar transferimin e tij në Torino, duke pranuar akordin për një kontratë 4-vjeçare dhe këtë ai ua ka komunikuar edhe drejtuesve të Crystal Palacet në mbrëmjen e së dielës me futbollistin që nuk është bindur as nga premtimi i trajnerit Glasner te Manchester Unitedi në merkaton e verës për të ndryshuar mendje përsa i përket kalimit të tij te Zonja e Vjetër./Indeksonline/

