75 Mall Live Search
13:56 / E Hënë, 19 Janar 2026 / F.R

E kanosi fqinjin pas një mosmarrëveshjeje, të dyshuarit në Prizren i konfiskohen tri armë

Policia ka njoftuar se dje në Prizren ka pasur një mosmarrëveshjeje mes dy personave dhe njëri prej tyre e ka marrë armën dhe e ka kanosur personin tjetër, fqinj.

Në shtëpinë e tij janë sekuestruar:

-Një revole me dy karikatorë me 30 fishekë,

-Një pushkë gjuetie pa fishekë dhe

-Një pushkë luftarake me një karikator pa fishekë.

I dyshuari është ndaluar për në ndalim policor për 48 ore.

“Kundër tij ka filluar procedura penale për veprat penale “Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit”  dhe “ Kanosje”. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre”.