Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e dëmton demokracinë
Pas zbulimit të shumë mospërputhjeve gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërim të plotë.
Hoxhaj ka vlerësuar se ky vendim është një hap i domosdoshëm për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve dhe për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.
Ai ka kërkuar që të gjithë personat përgjegjës për parregullsitë e konstatuara të mbajnë përgjegjësi, duke nënvizuar se vetëm përmes transparencës dhe llogaridhënies mund të ruhet besimi i qytetarëve në demokraci dhe në institucionet e shtetit.

